Ngjarja është denoncuar nga shoqata ‘Rainbow for Africa’. Sipas organizatës aksioni i oficereve franceze ishte një ndërhyrje serioze në punën e një shoqate joqeveritare.
Siç konfirmojnë mediat italiane, ambasadori francez Christian Masset është thirrur ne ministrinë e Jashtme italiane për të dhënë sqarime të shtunën pasdite rreth incidentit. Por pavarësisht nga reagimi i autoriteteve italiane, ministri francez i punëve publike Gerald Darmanin, ka deklaruar se në bazë të një marrëveshjeje të 1990 për kontrollin ndërkufitar, doganieret franceze mund të ndërhyjnë në territorin italian.
Autoritetet franceze pohojnë se oficeret e doganës duke udhëtuar me tren, ishin në ndjekje të një shtetasi nigerian rezident në Itali, pasi kishin dyshime se ai transportonte droge. Doganieret francezë kanë pritur derisa pasagjeri ka zbritur nga treni dhe u lejuan të përdornin stacionin e Bardonechias për një analize urine, test që rezultoi negativ.