Madrid, 20 mars – Mosmarrëveshja midis autoriteteve spanjolle dhe separatistëve në Katalonjë për shkak të shiritave të verdhë, që u bënë simbol i separatistëve, janë rritur para zgjedhjeve të ardhshme në prill, përcjellë gazeta KOHA.
Qeveria katalonase nuk e dëgjoi urdhrin e Këshillit Zgjedhor në Madrid për heqjen e shiritave të mëdha të verdha nga godinat publike.
Presidenti rajonal i Katalonjës Kvim Tora, i cili çdoherë bart shirit të verdhë në jakë, pohoi se nuk ka qenë e mundur që të largohen të gjitha shiritat deri dje, kur ishte vendosur afati i fundit për këtë.
Këshilli Zgjedhor, përsëri pohoi se shiritat janë mjete të papranueshme të propagandës politike dhe e hodhi kërkesën e Toras për vazhdimin e afatit. (koha.mk)