Në dy anët e kufirit midis Gazës dhe Izraelit sot tensionet janë të mëdha, ndërsa palestinezët në Rripin e Gazës bëjnë thirrje për të ashtuquajturin “e premtja e zjarrtë” – tentimi i dytë për marsh me qëllim për ta kaluar kufirin ndaj territorit e cila u bë territor izraelit para shtatë dekadave. Edhe njëra edhe pala tjetër sot presin dhunë të madhe.
Në prag të “Marshit për kthim” të cilin palestinezët sot planifikojnë ta fillojnë me qëllim që të zgjasë deri në mes të majit, Izraeli kumtoi se nuk do t’i ndryshojë rregullat e veta, ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman paralajmëroi se ata që do t’i shkelin të drejtat “do të pushkatohen”.
“Ky do të jetë një fundjavë e përgjakshme. E kemi Hamasin i cili i armatosur tenton të shtyhet më shumë sesa që mund të pranojmë”, deklaroi ish-funksionari antiterrorist izraelit Nican Nuriel, duke përsëritur se kufiri është “vija e kuqe. Izraeli e akuzon lëvizjen palestineze Hamas dhe organizatën Xhihadi islamik për dhunë, ndërsa paralajmëroi se do të qëllojë thellë në Rripin e Gazës nëse forcat izraelite provokohen.
Ndërkohë, palestinezët, kanë përgatitur mijëra goma të automobilave të cilat planifikojnë t’i djegin nga ana e kufirit i cili i takon Gazës, me qëllim të krijojnë tym të dendur të zi dhe snajperistëve izraelitë t’ua vështirësojnë dukshmërinë.
Javën e kaluar është ngritur edhe kampi me tenda me qëllim që demonstruesit të mbrohen.
Paraprakisht “Marshi për kthim”, të cilin palestinezët tentuan ta zbatojnë të premten e kaluar, përfundoi me përleshje dhe dhunë dhe ajo ishte dita më e përgjakshme në Gazë nga lufta në atë rajon në vitin 2014.