Siç është raportuar nga “Il Giornale”, ka pasur shumë tension këto ditë në “Milanello”, mes Gonzalo Higuain dhe Leonardos. Sulmuesi argjentinas nuk është pajtuar me deklaratat e menaxherit brazilian të kuqezinjve, se “vetëm me vendin e katërt në Seria A, sezoni është i justifikuar dhe blerja e tij te Juventusi bëhet e mundur”, duke u nervozuar me deklaratat e Leonardos.
Klubi nga “San Siro” ka vendosur, natyrisht, që të lëvizë në dy mënyra. Së pari ka investuar 35 milionë euro për të marrë Paqueta, një talent i ri, për të cilin nuk mund të vihet bast menjëherë. Së dyti, nëpërmjet drejtorit sportiv, Leonardo, ka vendosur të inkurajojë lojtarin e vet më të rëndësishëm, Gonzalo Higuain.
Pavarësisht zërave të merkatos, me përfshirjen e mundshme të Chelsea dhe Sarri, Higuain nuk lëviz në janar. Por, ai duhet të kthehet në pikë referimi të skuadrës, sepse shihet si lojtari që mund të bëjë dallimin me golat. Në të kundërt, cila është arsyeja pse është blerë?!
Ndjenja është se deklaratat e drejtuesve kuqezinj nuk janë aspak të rastit. Ato vijnë në periferi të një konference shtypi dhe jo gjatë vetë konferencës. Përveç kësaj, kur në të njëjtën konferencë, axhenda e stafit të presidentit Paolo Scaroni nuk ishte për të adresuar çështje jashtë prezantimit të Paquetà.
Transferim të cilin, vetë Leonardo e ka ndjekur me përpikëri deri në fund. Pastaj peshojnë fjalët “off record”, që gjithashtu qarkullojnë ditëve të fundit, në të cilat menaxheri brazilian, gjithmonë në lidhje me Higuain, ka thënë se blerja e tij nga Juve nuk do të jetë e mundur, në rast të dështimit për të arritur zonën “Champions”.
Kjo, sipas “Il Giornale” e ka irrituar pa masë Higuain. Tani duhet të shohim se si “Pipita” do të reagojë. I prekur apo i motivuar? Kjo do të varet, gjithashtu, nga mënyra se si do t’i vlerësojë këto deklarata.
Mesazhet janë transversale: Zgjohu Gonzalo, Milani ju do dhe ju mbron, por të takon ty të dëshmosh cilësinë! Në janar, pra, Higuain nuk lëviz, ndërsa në qershor do ta shohim.