Ndeshja e kthimit të finales së Copa Libertadores do të luhet në Madrid, por tensioni mbetet i lartë për “Superclasico-n”. Rreth 16 alarme bombash kanë rënë në Bombonera të Boca Juniors. Policia e shtetit ka ndërhyrë menjëherë dhe është kërkuar evakuimi i spektatorëve. Më pas kanë ardhur ekspertët që merren me gjetjen dhe çmontimin e bombave për të kontrolluar zonën. Padyshim që nuk është momenti më i bukur që po kalon kryeqyteti argjentinas dhe shpresojmë që pas ndeshjes të qetësohen gjakrat.