Ishte skuadra shqiptare më pranë kualikimit pas rezultatit befasues në Armeni, 3-3 ndaj Pyunik, por në fund nuk ia ka dalë.
Eksperienca e skuadrës armene ka vendosur pikërisht në momentin më deçiziv. Të vetëdijshëm se vetëm një fitore do t’i jepte kualikimin jashtë fushe, në Shkup, futbollistët e Pyunik u paraqitën shumë më solidë në fushën e blertë ndaj Shkupit, që pësoi dy gola brenda 31 minutash në pjesën e parë.
Në të dytën, skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut u zgjua, por ishte vonë. Shënoi Jurina, duke rihapur gjithçka, ndërsa 3 minuta më pas, kartoni i kuq për Sergio Junior mbylli llogaritë, teksa Pyunik menaxhoi rezultatin deri në fund, edhe pse mes tensionit të tifozerisë.