Britania e Madhe fitoi 3-2 eliminatoren e Kupës Davis në tenis ndaj Kanadasë, pas një ndodhie të çuditshme në ndeshjen Kyle Edmund dhe Denis Shapovalov. Kur ndeshja ishte 2-0 për britanikun, të riun kanadez e kanë lënë nervat dhe ka goditur me forcë një top që goditi në fytyrë arbitrin kryesor, Arnaud Gabas. Edhe pse nga pamjet duket se goditja ka qenë pa qëllim, gjyqtari e skualifikoi Shapovalovin dhe i dha pikën vendimtare Britanisë së Madhe.