Fillimisht u mendua se një dëmtim në dorë detyroi tenistin izraelit Dudi Sela të lërë në mes ndeshjen çerekfinale të turneut të Shenzen (Kinë) ndaj ukrainasit Alexander Dolgopolov, por në fakt arsyeja ka qenë një tjetër. Në rezultatin 1-1 me sete dhe sapo kishte nisur seti i tretë (6-2, 4-6, 1-0), izraeliti lë ndeshjen ndërkohë që po perëndonte dielli. Kjo ditë përkonte me Yom Kippur, një ditë e rëndësishme për fenë hebre, ndaj dhe Dudi Sela hoqi dorë pasi kishte fituar setin e dytë dhe kishte rihapur ndeshjen.
Jo vetëm kaq, por nga tërheqja ai humbi rreth 34 mijë dollarë dhe 90 pikë në renditjen botërore. Tenisti izraelit u kishte kërkuar organziatorëve që ai të luante ndeshjen e parë çerekfianle të ditës, atë që niste në orën 14:00, në mënyrë që ndeshja e tij të përfundonte para se të perëndonte dielli, por kjo gjë nuk iu lejua.