Tendencë e rritur për përfshirje të grave në IT sektorin

Gjithnjë e më shumë nxënëset e shkollave të mesme vendosin që ta zgjedhin teknologjinë informatike (IT) si profesion të tyre, tregojnë gjendjet e universiteteve, ndërsa të tilla janë edhe qëndrimet e pjesëmarrësve të “Digi Girlz“ karvanit të Majkrosoft Maqedonia që po mbahet në shumë qytete, që sot ishte në Tetovë.

Karvani ka qëllim të ngjashëm, t’i inkurajojë dhe motivojë vajzat e reja që të mendojnë për edukim dhe punë në IT, kodim, programim, inovacione në krijimin dhe sajimin e IT ideve të reja.

“Neve, grave na gëzon ajo statistikë e cila tregon se nga studentët që kanë përfunduar studimet tashmë është më i madh numri i vajzave se sa i djemve, që flet për faktin se gratë janë më të qëndrueshme në procese, mendime dhe vizione të caktuara. Në pjesën e biznes bashkësisë dhe përfshirjes nga Digi Girlz spikeret tona e kuptojmë se në qytetet rritet përqindja e përfshirjes së grave në IT shkencat dhe është ndërmjet 20 dhe 40 për qind varësisht nga qyteti. Kështu kemi se me çka ti inkurajojmë vajzat e reja të cilat janë në udhëkryq në lidhje me zgjedhjen. Mund të vërejmë nga fidbeku i tyre pas përfundimit të tribunave se definitivisht pas përfundimit të kësaj ngjarje te ata ndryshohet drejtimi dhe matrica e mendimit dhe fillojnë gjithnjë e më shumë të interesohen për IT shkencat”, tha Ema Ançevska.
Edhe nga Majkrosoft Maqedonia thonë se përfshirja e vajzave është rritur.

“Majkrosoft tashmë 19 vite punën në ngjarje për përfshirjen e grave. Para së gjithash dëshirojmë t’i ndihmojmë që të mund të bëjnë zgjedhje të vërtetë në kohën e sotme kur teknologjitë e reja gjithnjë e më shumë hynë në poret dhe ky transformim digjital është pjesë e së ardhmes. Me të gjitha këto ngjarje dhe ligjërues dëshirojmë që t’iu tregojmë se gratë janë të barabarta me meshkujt dhe mund të arrihen rezultate të mëdha dhe nga ana e tyre dhe me përfshirjen e tyre në teknologjinë dhe të ardhmen”, theksoi Lupço Georgiev udhëheqës i Majkrosoft për Maqedoni dhe Kosovë.

Veronika Kareva profesoreshë e Universitetit të EJL-së thotë se përvoja e tyre tregon se ekziston vlerë shtesë në të gjitha sferat kur gratë janë përfshirë.

“Si universitet jemi shumë të lumtur që gjithnjë e më shumë ka studente, vajza të cilat vendosin për karrierë në teknologji. Është e rëndësishme që të kenë diversitet, të ketë vajza në sferat teknologjike sepse kur ka forcë të grave në ekipin ai është më kreativ dhe më inovativ. Gjithashtu, vlerësoj se duhet të ketë më shumë meshkuj në shkencat e gjuhëve. Sipas meje, ajo që ne na ndan nga të gjithë është ajo që insistojmë për diversitet në plot kuptim të fjalës”, tha Kareva.

Para nxënësve të shkollave të mesme të Tetovës folën edhe gra të suksesshme nga Maqedonia në sferën e IT biznesit.(koha.mk)