Shkup,1 korrik – Nën ndikimin e valës së ngrohtë në tre ditët në vijim Republikën e Maqedonisë së Veriut do ta përfshijë moti shumë i ngrohtë, kur temperaturat në shumë vende do të tejkalojnë 35 gradë.
Siç informojnë sinoptikët, prej sot vijon mot shumë i ngrohtë me temperatura maksimale të ditës të cilat diku do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa të martën dhe të mërkurën në shumë vende do të tejkalojnë edhe 35 gradë Celsius. Nga e mërkura deri të premten në orët e pasdites do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.
Moti në vend sot do të jetë kryesisht me diell. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 34 gradë Celsius.