Ankara, 23 dhjetor – Temperaturat në Turqinë Lindore u ulën deri në minus 17, njoftoi sot televizioni CNN-Turk.
Borë bie në disa rajone në Turqinë lindore, ku ka temperatura nën zeron.
Temperatura më e ulët ishte matur dje në qytetin Tekman, në rajonin Erzurum, minus 17 gradë Celsius. Në qytetin Kars janë regjistruar minus 11, në Ersurum minus 8 dhe në Erzinxhan minus pesë gradë celsius.