Përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka patur 10 vatra zjarri në pyje, në Vlorë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Berat. Në një njoftim zyrtar Ministria e Brendshme e Shqipërisë, ka njoftuar se për shuarjen e flakëve në të gjithë operacionet janë angazhuar mbi 50 forca zjarrfikëse, 14 automjete, si dhe banorët e zonës. Shqipëria gjatë ditëve të fundit është e përfshirë nga temperatura të larta, ku si pasojë ka rënë zjarr në zonat pyjore të vendit. Autoritete vendase nuk kanë raportuar për dëme në njerëz.