Londër, 13 shkurt – Për herë të parë në histori temperatura e ajrit në Antarktik u ngrit në 20 gradë Celsius.
Shkencëtarët në ishullin Antarktik Sejmur më 9 shkurt matën 20,75 gradë Celsius, që është dëshmi se temperatura vitet e fundit po rritet me shpejtësi. Rekordi i mëparshëm prej 19.8 gradë ishte në vitin 1982.
Pritet që që temperaturat rekord t’i konfirmojë Organizata Botërore Meteorologjike. Shkencëtarët mbledhin të dhëna për temperaturën çdo tre ditë, ndërsa rekordin e ri e përshkruajtën si “të pabesueshëm dhe jonormal”.
Edhe derisa temperaturat në Antarktikun lindor dhe qendror janë relativisht të qëndrueshme, në pjesën perëndimore ngrohja e oqeanit ndikon në shkrirjen e akullnajave, që çon në ngritje të nivelit të detit.
Stacioni meteorologjik argjentinas “Esperansa”, që është i locuar në pjesën veriore të Antarktikut, më 7 shkurt mati 18.3 gradë Celsius. Me këtë u kalua rekordi i mëparshëm prej 17.5 gradë Celsius i matur në mars 2015.
“Esperansa” e mat temperaturën e ajrit në Antarktik që nga viti 1961.
Sipas Stacionit Meteorologjik Botëror, Antarktiku është vendi ku më së shumti është rritur temperatura e ajrit në 50 vitet e fundit, me ç’rast është vërejtur një ngritje e temperaturës për tre gradë.