Shkup, 14 qershor – Me temperatura të larta të fazës së verdhë (alerte) edhe sot do të përfshihet territori i tërë shtetit.
Komisioni për ndjekjen e gjendjeve dhe efekteve nga temperaturat e larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë apelon qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta dhe të mbrohen nga ekspozimi direkt i diellit, të shmangin qëndrim në vende të hapura në periudhën nga ora 11 deri në orën 17:00, të mbajnë veshëmbathje të ndritshme dhe të lehtë, ndërsa gjatë ekspozimit direkt në Diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë, derisa është e mundur në ngjyra të ndritshme të cilat e reflektojnë dritën.
Rekomandohet konsumim i ushqimit të lehtë dhe pijeve, veçanërisht të bëhet kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe shmangie të prodhimeve të papërpunuara termike, për shembull majonezë nga vezët dhe me kujdes të konsumohet akullore dhe kremëra të ndryshëm. Veçanërisht duhet të konsumohet sasi më e madhe e pijeve, më së miri ujë i zakonshëm për pije, të shmangen pijet alkoolike.
Gjatë ditëve të tilla ekstreme, rekomandohet qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura, para se gjitha në ajër të kondicionuar, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë të gjehet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Personave të sëmurë kronik u rekomandohet marje rregullt e terapisë së shënuar. (koha.mk)