Shkup, 13 janar – Minus 18 gradë Celsius janë shënuar sot në mëngjes në Tetovë, që është temperatura më e ulët në mbarë shtetin, ndërsa më pas pasojnë me minus 15 Manastiri dhe Dibra, Strumica dhe Mavrova me minus 14, Krusheva dhe Berova me minus 13, Shtipi dhe Shkup Petrovec me minus 11. Minus 10 gradë Celsius janë matur në Ohër, Demir Kapi dhe Kriva Pallankë, minus nëntë në Shkup dhe Zajçev Rid, Pretor dhe Pozharan, minus pesë në Kumanovë, minus katër në Dojran, minus dy në Gjevgjeli, tregon raporti i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Më shumë borë ka në Hanet e Mavrovës, me shtresë dëbore prej 81 centimetra, Pozharan 45 centimetra, Dibër dhe Lazaropole me 44, ndërsa 39 centimetra në Krushevë dhe në Kodrën e Diellit.
Sipas DPHM, në orët e paradites do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla derinë mesatare. Nëpër fushëgropa të caktuara do të mbajë mot me mjegull dhe dukshëm më i ftohtë. Gjatë ditës vranësirat do të rriten. Dotë fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijnë prej -4 deri në 3 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare me erë të dobët deri në mesatare veriore. Pasdite vranësirat do të rriten. Temperatura maksimale do të jetë rreth 1 gradë Celsius. nesër gjatë ditës do të ketë rershje të reja të borës me intensitet të dobët deri në mesatar. Më të shprehura do të jenë në vendet më të larta dhe në male. Më pas do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me periudha dielli dhe me kushte për borë të dobët lokale.