Temperatura nën zero në tërë Maqedoninë

Në Berovë sot në mëngjes është matur temperatura më e ulët prej -13 gradëve. Sipas matjeve të DPHM, sot në mëngjes në tërë Maqedoninë temperatura ishte nën zero. Në Kriva Pallankë dhe Shkup Petrovec janë matur -13, -10 në Shtip, Kumanovë, Krushevë, Mavrovë, Llazaropole dhe Prilep, -9 në Dmeir Kapi, Pozharan, Manastir dhe Tetovë, -8 në Pretor, Dibër, Topollçan, Strumicë, Shkup dhe Vinicë, -7 në Gjurishte, -6 në Ohër dhe Gjevgjeli dhe -3 në Dojran.

Nuk janë regjistruar reshje. Sot në mëngjes moti është me vranësira të vogla dhe i ftohtë, me erë të dobët nga drejtimi ndryshëm. Gjatë ditës do të ejtë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët jugore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 2 deri 8 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, me erë të dobët jugore. Temperatura maksimale do të arrijë 5 gradë. Vijon periudha e motit të ftohtë dhe stabil, me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat vende-vende do të zbresin edhe nën -10 gradë. Rritje të vranësirave do të ketë të premten dhe të hënën.