Shkup, 15 shkurt – Në pjesën më të madhe të shtetit, mëngjesin e sotëm, temperaturat minimale janë nën zero. Më ftohtë është në Lazaropole me temperaturë -7, ndërsa më ngrohtë në Dojran ku temperatura e mëngjesit është tre gradë.
Në Mavrovë janë matur -6 gradë, në Krushevë dhe Berovë -5, në Kriva Pallankë -4, në Gjurishte dhe Pozharane -3, në Topollcanë dhe Pretor -2 dhe në Vinicë dhe Strumicë -1 gradë. Zero gradë janë matur në Demir Kapi, Dibër, Ohër, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Manastir dhe mbi zero temperatura këtë mëngjesi është në Gjevgjeli dhe Shkup ku janë matur 2 gradë.
Mëngjesin e sotëm në pjesët perëndimore të vendit ende ka reshje të borës, ndërsa gjatë ditës në gjithë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të matur mesatare. Në pjesët jugperëndimore do të ketë reshje të përkohshme të borës me intensitet të lehtë dhe të matur, sidomos paradite, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri 8 gradë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në minus tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej minus pesë deri në shtatë gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura maksimale deri në gjashtë gradë Celsius.
Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa reshje të reja priten nga fillimi i javës së ardhshme.