Tel Aviv, 18 korrik – Temperaturat në Izrael e arritën nivelin rekord dhe është regjistruar temperatura më e lartë ndonjëherë në vend, konfirmoi enti meteorologjik izraelit.
Temperaturat në Sodom, në afërsi të Detit të Vdekur, të mërkurën ka qenë thuajse 50 gradë Celsius.
Gjatë ditës, në disa lokacione në vend kanë shpërthyer zjarre. Disa persona janë lënduar më lehtë dhe janë evakuuar rreth 200 shtëpi.