Shkup, 8 gusht – Mot shumë i ngrohtë me temepratura edhe mbi 40 gradë Celsius do të mbajë deri kah mesi i javës së ardhshme.
Nga DPHM informojnë se moti nesër do të jetë shumë më i nxehtë me vranësirë të rritur gjatë ditës dhe me kushte për shi të shkurtër lokal në pjesët lindore. Pastaj deri të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe shumë nxehtë. Tempertura maksimale në ditët e ardhshme do të arrijë 41 gradë Celsius.
Do të aktivizohet faza e verdhë, ndërsa në disa rajone edhe ajo portokalli për rrezik nga temperaturat e larta dhe rrezet UV, informojnë nga DPHM.