Sport Optus, televizioni kabllor australian, ka bërë të ditur se ka xhiruar një film dokumentar për futbollin e Kosovës. Arritjet e përfaqësueses sonë në futboll kanë bërë jehonë të madhe edhe në shtetin australian, sa që një televizion i këtij vendi ka shprehur interesim që ato t’ia shfaq edhe publikut të vetë.
“Kombi i vogël, i çmendur pas futbollit, që e kapi vëmendjen e të gjithëve në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Çfarë vjen tani, kualifikimi në #EURO2020?”, shkruan në llogarinë zyrtare në Twitter, Optus Sport, përcjell gazeta Koha. Në video shfaqen disa prej momentet më të mira të përfaqësueses sonë, si triumfi ndaj Azerbajxhanit, e cila na siguroi një vend në “play-off” për kualifikimet në Euro 2020.
Pjesë e saj janë edhe disa prej tifozëve të kaltërverdhëve, të cilët kanë shpresa të mëdha te lojtarët se do të kualifikohen në kampionatin evropian. Ndryshe, Kosova gjatë ditës së hënë do të fillojë kampanjën për kualifikimet e evropianit kundër Bullgarisë.
The small, football-mad nation that turned heads in the UEFA Nations League.
Next up, qualification for #EURO2020?
A very special #OptusSport Originals production coming your way next week. #Kosovo pic.twitter.com/tF4sjnhugk
— Optus Sport (@OptusSport) March 22, 2019