Teleskopi që kërkon alienë skanon 10 milionë yje për shenja jete

56

Një teleskop që “gjuan” alienët ka skanuar 10 milionë yje për shenja jete, por nuk ka gjetur asgjë. Astronomët përdorën teleskopin Murchison Widefield Array (MWA) për të kërkuar shenja të jetës jashtëtokësore.
Dr. Chenoa Tremblay, një astronom i cili ishte pjesë e projektit tha: “MWA është një teleskop unik, me një fushëpamje jashtëzakonisht të gjerë që na lejon të vëzhgojmë miliona yje njëkohësisht. Ne vëzhguam qiellin për 17 orë. Por nuk gjetëm asnjë shenjë jete”. Teksa lajmi mund të jetë zhgënjyes për disa, disa studiues shpresojnë se ka ende mundësi për të gjetur jetë aliene.
“Hapësira është e madhe, me të vërtetë e madhe. Ne duhet të kërkojmë në shumë mënyra të ndryshme. Duke përdorur radio-teleskopët, ne mund të eksplorojmë një hapësirë kërkimi tetë-dimensionale. Megjithëse është një rrugë e gjatë për të kërkuar për jetë alienësh, ne do të vazhdojmë punën”, tha profesori Steven Tingay, gjithashtu pjesë e projektit.

Comments are closed.