Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë , Marko Gjuriq, tha sot në Mitrovicë se Telekomi i Serbisë “ka marrë licencën për punë në gjithë territorin e Kosovës e Metohisë”, ka njoftuar KiM Radio. Gjuriq, i cili arriti në Mitrovicë me gjithë ndalesën nga autoritetet e Kosovës, tha sot në Mitrovicë se “do t’ua transmetoj njerëzve se Telekomit të Serbisë sot i është dorëzuar licenca e plotë për punë në tërë territorin e Kosovës e Metohisë dhe do të bisedojmë për planet e ardhshme për zhvillimin e kompanisë, për të cilën pres që brenda pak muajve të zërë vend të rëndësishëm në tregun e Krahinës jugore të Serbisë”, transmeton Koha.net. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikime (ITU) në bazë të Marrëveshjes së Brukselit dhe të Letrës së Serbisë i ka ndarë “territorit gjeografik“ të Kosovës kodin telefonik +383, transmetojnë mediat serbe.