Kryeministri Zoran Zaev sot dërgoi telegramë ngushëllimi për vdekjen e kryetarit të Ohrit, Jovan Stojanovski.
“Vdekja e prof.dr. Jovan Stojanovski është humbje e madhe për bashkësinë akademike, për Ohrin, bashkësinë lokale dhe për partinë LSDM, për të cilët gjatë viteve dha kontribut të madh me punën e tij të përkushtuar”, shkruan kryeministri Zaev në telegram ngushëllimin dërguar familjes së Stojanovskit.
Jovani, thuhet më tej në telegramë, ishte kolegë, mik dhe profesionist i madh, i përkushtuar ndaj vizionit që Ohri të jetë kryeqendër e vërtetë evropiane, kulturore dhe tursitike.