Shkup, 14 shkurt – Ambasadori i Gjermanisë në vend Tomas Gerberih, dërgoi telegram ngushëllimi deri te kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Venko Filipçe në të cilën shpreh ngushëllim të thellë deri te familjet e personave të vdekur në aksidentin e djeshëm që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë.
“Më goditi thellë lajmi për aksidentin e rëndë të trafikut në autostradën Shkup-Tetovë që ndodhi dje. Ju dërgoj ngushëllime të thella në emër të Ambasadës së Gjermanisë, sidomos familjeve të viktimave”, thuhet në telegramin e ambasadorit gjerman Gerberih. (koha.mk)