Donald Trump ende e përdor telefonin e tij Android. Ky telefon nuk është i sigurt, dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për shtetin e Amerikës, kanë thënë dy senatorët, Claire McCaskill dhe Tom Carper. “A përdor presidenti Trump telefon të siguruar dhe koduar për përdorim personal tani ose para para 20 janarit? Nëse është kështu, ai është duke e përdorur atë”, shkroi në Tweeter senatori Tom Carper, transmeton gazetametro.net. Carper, së bashku me kolegun demokrat Claire McCaskill, i shkruan një letër të administratës Trump duke kërkuar për më shumë informacion në lidhje me atë se çfarë telefoni është duke përdorur Trump.