Të jetosh një ditë pa telefon, mund të duket e pamundur. Edhe pse është bërë pjesë integrale e aktivitetit tonë të përditshëm, telefoni i mençur ka edhe anët e veta negative. Posaçërisht ekziston një vend, ku celulari është rreptësishtë i ndaluar dhe ai është tualeti. Dr. Lisa Ackerly, specialiste e higjienës pohon se në sipërfaqen e telefonit mund të ngjiten baktere si salmonella, esheria koli dhe të tjera, duke e shndërruar telefonin në një objekt shumë të rrezikshëm për shëndetin tonë. E mbani mend herën e fundit që keni pastruar telefonin? Meqenëse, zakonisht gati askush nuk pastron pajisjet elektronike por vetëm duart, kjo e bën telefonin një vend ideal që mikrobet të zhvillohen dhe të jenë të gatshme për përhapje në organizmin e përdoruesit.