Telefoni inteligjent Coca-Cola shumë shpejt në treg

Një telefon i markës Coca-Cola pritet të jetë shumë shpejt në treg, shkruan “Times Now”. Është një pajisje që mund të përfshihet në listën e “telefonave të çuditshëm nga marka të papritura”, sepse Coca-Cola po përgatitet të zbatojë një partneritet të ri me një prodhues, apo markë ekzistuese.

Ende nuk dihet kush është ajo. Telefoni është me ngjyrë të kuqe dhe përmban logon e kompanisë në panelin e pasmë, si dhe dy kamera dhe një blic LED. Thuhet se ky model së shpejti do të shfaqet në Indi, ndërkohë që aktualisht nuk ka informacione për disponueshmëri të mundshme në tregjet e tjera.