Njëri prej shefave të Samsungut, DJ Koh ka treguar detaje për telefonin e palosshëm që pritet të lansohet nga kompania që ai drejton. Ai ka thënë se telefoni i palosshëm do të jetë një tablet që mund të futet në xhep nga përdoruesit edhe pse pritet të ketë ekran të madh. “Kur të lansojmë telefonin e palosshëm, do t’i hyjë në punë përdoruesve tanë”, ka thënë ai. Pajisja e palosshme pritet të lansohet në muajin nëntor, por nuk pritet të dalë në shitje deri më 2019.