Telefoni i ardhshëm i palosshëm nga Samsungu do të jetë W20 5G

9

Samsungu tash dhjetë vjet po lanson telefona të palosshëm me dy ekrane me prekje, por këto pajisje rrallëherë shfaqen jashtë Kinës. Kjo nuk po e pengon kompaninë e Koresë së Jugut që ta prezantojë nga një variant të ri çdo vit.

Këtë herë, pajisja do të quhet Samsung W20 5G dhe është pasardhësi i modelit Samsung W2019, raporton GSMArena. Seria W zakonisht prezantohet gjatë vjeshtës, kështu që W2019 arriti në nëntor të vitit të kaluar me çipsetin Snapdragon 845. Edhe pse specifikimet e telefonit të ri nuk dihen, pritet që W20 5G do të ketë Snapdragon 855 ose 855+, ndërsa thashethemet sugjerojnë deri në 512 GB hapësirë për ruajtje.

Çmimi i këtyre telefonave është me siguri pengesa më e madhe për lansimin e tyre global. Samsung W2019 kushtonte mbi 1200 dollarë, ndërsa për modelin W20 5G pritet një çmim akoma më i lartë për shkak të implementimit të rrjetit të gjeneratës së ardhshme.

Comments are closed.