Vdekja e njërit prej presidentëve më të dashur të SHBA-ve, John Kennedyt, është tema kryesore e teoricienëve të konspiracionit. Thuhet se rreth orës 10 të mëngjesit, operatori telefonik në Oxsnard të Kalifornisë kishte pranuar një telefonatë. “Presidenti do të vdesë në 10 minutat e ardhshëm”, kishte thënë zëri i një gruaje. 10 minuta kaluan, gruaja ishte ende duke folur, duke treguar se do të ketë të shtëna armësh në orën 10:30. Ajo e kishte ndërprerë lidhjen në 10:25. Në orën 10:30 ashtu siç edhe kishte paralajmëruar zëri i gruas në telefon, u vra John F. Kennedy madje me të shtëna zjarri nëpërmjet dritares, ashtu siç kishte paralajmëruar ajo. Ajo që është edhe më interesante, është fakti se informacioni që “në dhjetë minutat e ardhshëm do të vritet presidenti” doli të ishte i saktë, sepse ai “vonua” duke shkuar tek vendi ku është vrarë duke u përshëndetur me kalimtarët e rastit. Edhe pse kjo është një gjë e madhe, policia kurrë nuk ka arritur ta zbulojë se kush ishte në anën tjetër të telefonit.