Telefonat që palohen do ta marrin 20% të tregut deri më 2019

10

Telefoni i parë që palohet pritet të vijë vitin e ardhshëm dhe pajisjet e tilla pritet të marrin famë në vitin 2019. Lajmi është bërë i ditur nga Kang Chung prej kompanisë Kolon Industries, kompania e vetme në botë që është në gjendje të prodhimit masiv të materialeve që nevojiten për prodhimin e ekraneve të palueshme. Sipas spekulimeve, Kolon Industries do të ofroj këto materiale për kompanitë lidere si Samsung Electronics, LG Electronics dhe BOE, edhepse asnjëra prej këtyre kompanive nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm. Chung ka bërë të ditur se pesë prej kompanive kryesore pritet të fillojnë prodhimin e telefonave të palueshëm në 2018. Një vit më vonë, telefonat e palueshëm pritet të marrin 20 për qind të tregut në Korenë Jugore. Ai poashtu ka bërë të ditur se telefonat e parë të palueshëm që do të lansohen vitin tjetër do të kenë rreze të lakueshmërisë për 5 milimetra dhe jo 1 milimetër siç është spekuluar. Materialet e Kolon Industries do të zëvendësojnë xhamin e ngurtë të telefonave aktual, material ky që pritet të përdoret në shumicën e telefonave të palueshëm që do të lansohen në të ardhmen e afërt. Kompania pritet të prodhojë masivisht materiale të tilla për rreth 100 milionë njësi të pajisjeve të lakueshme në 2018.

 

Comments are closed.