Telefonat e mençur mund të analizojnë cilësinë e spermës

Një pajisje e re në telefonat e mençur do të mund të analizojë cilësinë e spermës dhe të zbulojë nëse ai person është streril. Steriliteti prek më shumë se 45 milionë çifte në mbarë botën, ndërsa mbi 40 për qind e problemeve të fertilitetit janë për shkak të cilësisë së dobët të spermës. Studimi i fundit teknologjik i publikuar në Science Translational Medicine synon që të bëjë më të lehtë dhe më të lirë provën e cilësisë së spermës. “Ne kemi kërkuar që të bëjmë një zgjidhje në lidhje me testimin e sterilitetit të meshkujt”, tha Hadi Shafiee, mjeke në spitalin e grave në Brigham. Hulumtuesit janë duke punuar që të përdorin një shtojcë optike që lidhet me telefon dhe me një pajisje të disponueshme që jep analizat e spermës.