Shkup, 31 tetor – Teleferiku në Vodno prej nesër do të punojë sipas orarit dimëror të punës që do të vlejë deri më 1 mars. Teleferiku do të punojë nga ora 10 deri në 17, gjegjësisht vozitja e fundit për lart do të jetë në ora 16:30, ndërsa e fundit për poshtë në ora 16:45 minuta.
Nga Ndërmarrja Publike e Qarkullimit Shkup informojnë se edhe në të ardhmen ditë jopune për teleferikun do të jetë e hëna dhe çdo e marte e fundit e muajit kur kryhet servisi i rregullt i objektit.
Prej nesër ndërrohet edhe itinerari i linjës së autobusit 25, i cili qarkullon nga Qendra transportuese deri te Vodnoja e Mesme. Pezullohen nisjet e deritanishme nga Qendra transportuese në ora 16:20 dhe 17:20, respektivisht nisjet në ora 16:40, 17:40 dhe 18.40 nga Vodno e Mesme.