Ivan Kordoba po përballet me një situatë shumë të vështirë në jetën e tij,. Duke qenë se së fundmi është bërë protagonist në një aksident me makinë të ndodhur në Komo. Ish-mbrojtësi i Interit ka aksidentuar me automjetin e tij tip “Range Rover” një 57-vjeçar i cili po ecte me biçikletë.
I aksidentuari është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht, u mendua se 57-vjeçari kishte probleme më serioze dhe deri në rrezik për jetën por pas kontrolleve të specializuara në spital, është konstatuar se nuk përbën rrezik.
Vetë ish-futbollisti ka ndalur dhe i ka dhënë ndihmën e parë duke e ndihmuar pas aksidentit. Një pakujdesi e Kordobas teksa donte të kthehej majtas, ka sjellë këtë aksident duke qenë se nuk e ka parë të moshuarin që ecte me biçikletë. Ndërkohë, policia ka ndaluar Kordoban dhe tashmë pritet të zbardhet ngjarja e plotë.