Tibo Kurtua ka përfunduar në telashe. Ditën e djeshme “Daily Star” ka publikuar lajmin se portieri i Realit të Madridit është babai i një djali që ka lindur nga një marrëdhënie dashurie e fshehtë me fqinjën e tij.
Elsa Izak tregon se ata u njohën kur Kurtua ndryshoi shtëpinë për të jetuar me ish-të dashurën e tij Marta Domingez. Romanca mes tyre nisi në kohën kur Kurtua aktivizohej te skuadra e Çelsit në Premier Ligë. Ata jetonin shumë pranë njëri-tjetrit dhe nga kjo marrëdhënie e fshehtë erdhi në jetë Enco në shtatorin e vitit 2017.
Elsa tregon se portieri i bëri disa herë presion dhe shantazh që ta abortonte fëmijën, por ajo refuzoi ta bënte këtë gjë. Burimet për gazetën raportojnë se Elsa e ka mbajtur të fshehtë sepse ish-i i Kurtuasë, Marta ishte shtatzënë dhe nuk donte që të prishte marrëdhënien e tyre. Pak kohë më vonë, Kurtua u nda edhe me Martën.