Një lloj teknike e kujtesës, që janë përshkruar nga dorëshkrimet e retorikës greke dhe latine ka treguar se është ende e fuqishme për tu zbatuar edhe në ditët e sotme. Truku i pallatit të kujtesës, që ka si qëllim që të kujtojë një seri emrash duke imagjinuarve vendin e tyre dhe përbërjen fizike. Kjo shërben për të trajnuar kujtesën dhe për të dyfishuar numrin e fjalëve të fiksuara si në kujtesën afatshkurtër, ashtu edhe në atë afatgjatë. Këtë gjë e tregon edhe një studim i publikuar në Neuron, sipas të cilit aftësitë tona për të kujtuar në një farë mënyrë duhet të shfrytëzohen.
ÇDO GJË NË VENDIN E SAJ. Teknika e pallatit të kujtesës ose të loci, (që vjen nga fjala locus-vend), është ndërtuar sipas metodës Simonide di Ceo, një poet grek i lindur në vitin 550 përpara Krishtit. Sipas legjendës, një pallat ku ishte shtruar banketi u shemb. Aty ndodhej edhe Simonoides. Për të njohur fytyrat e viktimave, ishte e pamundur për shkak të dëmtimeve që kishin ndodhur nga rrënojat dhe poeti dha një kontribut themelor duke kujtuar se ku të ftuarit ishin ulur përpara tragjedisë. Në tregimet e Sir Arthur Conan Doyle, Sherlock Holmes mbështetet në këtë teknikë për të zbardhur hetimet e tij.
PËRPARA TRAJNIMIT TË TRURIT. Shkencëtarët e Radboud University (Holandë) dhe të Max Planck, Insituti i Psikiatrisë në Monako, i kërkuan 23 nga 50 njerëzit më kujtesë të fortë që të kujtonin një listë me 72 emrash në vetëm 20 minuta. Kampionët gjetën saktë 71 prej tyre nga 71 që ishin në total. Në të njëjtën provë, vullnetarët normale kujtuan vetëm 26 emra.
“HAKMARRJA”. Më pas këta persona iu nënshtruan një trajtimi prej 6 javësh ku çdo ditë, për rreth 30 minuta duhet të ecnin në një ambient familjar (për shembull në shtëpinë e tyre), duke kujtuar elementë të shtëpisë në saj të një lidhjeje apo krahasimi. Pas 40 ditësh, vullnetarët arritën që të kujtonin saktësisht 62 emra dhe pas 4 muajsh të kujtonin 48 prej tyre.
MË SHUMË LIDHJE MES OBJEKTEVE DHE FENOMENEVE. Shkencëtarët panë se truri i kampionëve nuk është i ndryshëm nga ana anatomike nga ai i njerëzve normale. Pas trajnimit edhe aktiviteti i trurit që ishte lënë në qetësi tek vullnetarët, kishte të njëjtat arritje me kampionët. Domethënë, nuk është e thënë që të gjithë të bëhen njerëz me një super kujtesë, por me anë të teknikave memorizuese, mund të përmirësojnë rezultatet e tyre. Mjafton që për çdo objekt apo fenomen të bëhet një lidhje që do të ju ndihmonte juve të mos e harronit kurrë.