Kryeministrja britanike Tereza Mej sot do të ketë takim me liderin e Partisë Laburiste opozitare Xheremi Korbin me qëllim të ndërprerjes së bllokimit lidhur me Bregzitin. Ajo shpreson se do të gjejnë version të modifikuar në marrëveshjen e saj me BE-në, me të cilin do të sigurohej shumicë në Parlament.
Korbin është pajtuar në takim, duke theksuar se unioni doganor dhe të drejtat e punëtorëve duhet të jenë prioritet. Korbini paraprakisht ashpër e ka kritikuar Mejin dhe disa herë i ka bërë thirrje të japë dorëheqje.
Deputeti Borxh Xhonson, komplotist i Bregzitit dhe anëtar i Partisë Konservatore, e akuzoi Mejin se zgjidhjen përfundimtare e beson te labursitët.
Xhejkob Ris Mog, përkrahës i Bregzitit, e ka përshkruar ofertën e saj si “thellësisht të pakënaqur” dhe e akuzoi Mejin se planifikon të bashkëpunojë me “marksist të njohur”.
Nga propozimi i Mejit pakënaqësi të madhe shfaqi edhe ministri britanik për Uels Najxhel Adams i cili nga këto arsye ka dhënë dorëheqje. Ai ka vlerësuar se me kërkesën e ndihmës nga Korbini, Meji do ta bëjë “katastrofën më të madhe”.(koha.mk)