Gjenevë, 4 dhjetor – Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus deklaroi sot se përparimi i fundit në zhvillimin e vaksinave kundër Kovid 19 është një hap pozitiv, por që OBSH-ja është e shqetësuar për besimin gjithnjë e më shumë në rritje se pandemia ka mbaruar.
“Përparimi i vaksinave na jep inkurajim të gjithëve dhe tani mund të fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit. Megjithatë, OBSH-ja është e shqetësuar për perceptimin në rritje që pandemia Kovid-19 ka mbaruar”, tha ai.
Tedros shtoi se pandemia do të kalojë edhe shumë rrugë të gjatë dhe se vendimet e qytetarëve dhe qeverive do të vendosin kur ajo do të mbarojë.
“Ne e dimë se ishte një vit i vështirë dhe njerëzit janë të lodhur, por pjesa më e vështirë është në spitalet e mbushur plotë dhe të stërngarkuara”, tha ai.
Tedros theksoi se në shumë vende shihet transmetim i madh i virusit për të cilin shkak spitalet, njësitë e kujdesit intensiv dhe punonjësit shëndetësore janë në presion të madh.