Gjenevë, 30 nëntor – Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Gabrijesus sot në brifingun e rregullt në selinë e organizatës në Gjenevë dërgoi apel në të gjitha vendet në botë të mos e politizojë hetimin për origjinën e koronavirusit, sepse kjo mund të krijojë pengesa në rrugën drejtë kuptimit të së vërtetës.
“Ne duhet të zbulojmë se nga vjen virusi në mënyrë që të parandalojmë shpërthimin e një infeksioni të ri në të ardhmen. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu, duam të dimë se nga vjen virusi”, tha Tedros.
Mediat shtetërore kineze njoftojnë se virusi ka ekzistuar jashtë vendit para se të arrijë në Vuhan, qytet në qendër të Kinës, duke potencuar se ai është transportuar në një paketim me ushqim të ngrirë, si dhe në revistat shkencore ka shkruar që vitin e kaluar virusi ka hyrë në qarkullim mes njerëzve.