Shkup, 27 mars – Teatri na do, po aq sa e duam. Kështu do të shprehej ndër të tjera aktorja franceze, Izabel Iper, në mesazhin botëror me rastin e Ditës ndërkombëtare të teatrit, 27 mars, që edhe këtë vit në teatrot shqiptare nuk do të shënohet ashtu si ndodh në vendet e tjera në botë, shkruan gazeta KOHA. Një ditë kur lexohen mesazhet e kësaj dite, shfaqen pjesë teatrale…., apo thjesht një ditë në të cilën nuk mund të mos vësh në fronin që meriton teatrin dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për të ndryshuar shoqërinë ku jetojmë. Atë që harrojnë thuajse çdo vit ta bëjnë institucionet, e bëjnë njerëzit e teatrit. Regjisori Kushtrim Bekteshi pohon se do të vijë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)