Shfaqja “Ushtria e Ui Tomas-it” për herë të parë dërgoi Teatrin e Tetovës në festivalin ndërkombëtar të teatrove në Bursa të Turqisë që mbahet që nga 11 marsi deri më 27 mars të 2017. “Ushtria e Ui Tomasit” është shfaqje teatrore e punuar mbi veprën e “Togeri nga Inishmuri” me autor të Martin Mc Donagh, kurse e shqipëruar u realizua nga regjisori Qendrim Rijani në Teatrin e Tetovës.
Kjo shfaqje e realizuar në pranverën e vitit të kaluar, tenton të zbërthejë dhe trajtojë çështje shoqërore. Problemet që trajtohen nëpërmjet kësaj shfaqjeje kryesisht ndërlidhen me raportin ndërmjet idealit shoqëror dhe interesave personale, cila e tërheqë individin gjatë rrugëtimit jetësor, një tjetër korrelacion po ashtu i përfshirë në këtë shfaqje është edhe çështja e përzgjedhjes ndërmjet familjes dhe shoqërisë, për të shkuar me tej, se çfarë paraqet me rëndësi parësore, çlirimi i vendit nga e keqja, apo përfshirja e së keqes në përmasa edhe më të mëdha në një vend.
Por, krahas këtyre dilemave njerëzorë mes përzgjedhjes së dobisë shoqërore dhe asaj individuale, në shfaqjen “Ushtria e Ui Tomasit” trajtohet edhe problemi i inferioritetit dhe superioritetit si veti të personalitetit të individit e të cilat në të përfshihen nëpërmjet synimit tonë për dashurinë me qëllim të pastër apo dashurinë për më të fortin, për të shkuar në atë se a duhet të bazohemi në autoritetin si forcë personale apo ta marrim forcën e autoritetit që të vëmë kontaktet ndernjerëzore.