A ishin armët aty për t’ju mbrojtur ndërsa votonit, apo për t’ju shtyrë të votoni? Kjo ishte një pyetje që kalonte në mendjet e njerëzve ditët e fundit teksa zyrtarët zgjedhorë të shoqëruar nga ushtarë u trokasin në dyert e tyre
Kjo e martë shënon ditën e fundit të votimeve për rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia. Këto zgjedhje, qeveria në Kiev dhe aleatët e saj perëndimorë i hedhin poshtë si një mashtrim. Pothujase 4 milionë banorëve nga rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk dhe rajonet jugore të Kherson dhe Zaporizhzhia po iu kërkohet që të marrin pjesë në qendrat e votimit dhe të votojnë të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë. Kjo vjen pas 4 ditëve votime të parakohshme, gjatë të cilave akuzat për terror u rritën pasi zyrtarët zgjedhorë zgjodhën që të shkojnë shtëpi më shtëpi të shoqëruar nga roje të armatosura.
Zgjedhjet, të thirrura vetëm pak ditë më parë i shërbejnë një qëllimi serioz dhe të rrezikshëm pasi ato do të përdoren nga Kremlini për të legjitimuar qëllimet e tij pushtuese në Ukrainë. Nëse Rusia, merr ato rajone përmes këtyre votimeve që përbëjnë 15 % të territorit të Ukrainës, ajo mund ta çojë luftën në një nivel të ri dhe më të rrezikshëm.
A ishin armët aty për t’ju mbrojtur ndërsa votonit, apo për t’ju shtyrë të votoni? Kjo ishte një pyetje që kalonte në mendjet e njerëzve ditët e fundit teksa zyrtarët zgjedhorë të shoqëruar nga ushtarë u trokasin në dyert e tyre. Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, akuzoi autoritetet separatiste atje për heqjen e emrave të njerëzve që votuan kundër bashkimit me Rusinë ose që refuzuan fare të votonin. Duke folur për agjencinë e lajmeve Associated Press, ai tha se rusët po përdornin procesin si një pretekst për të kontrolluar shtëpitë për burra që mund të mobilizonin si ushtarë, si dhe për të kontrolluar për “çdo gjë të dyshimtë dhe pro-ukrainase”. Gazetari ukrainas Maxim Eristavi shkroi në Twitter duke thënë se familja e tij ishte “detyruar të votonte me armë” në Ukrainën jugore.