Gostivar, 18 nëntor – Tre dekadat e fundit, qyteti i Gostivarit u mbipopullua me praninë e fenomenit të migrimit nga fshati në qytet. Si rezultat i kësaj dukurie, u rrit edhe numri i varreve. Varrezat e vjetra të qytetit që ndodhen në hyrje të qytetit, tashmë janë mbyllur në kuptim të plotësimit të hapësirës. Aty ndodhin varrime të kohëpaskohshme vetëm në raste të caktuara. Pasi u plotësua hapësira në varrezat e vjetra, u krijua nevoja për sigurimin e hapësirave të reja. Varrezat e reja të qytetit ndodhen në drejtimin e njëjtë të qytetit, në lagjen “Mllaki”. Përmbushja e kapaciteteve në varrezat e reja të qytetit, ka bërë që Ndërmarrja Publike “Komunalec“, të siguroi parcelë plotësuese gjatë vitit 2009. Parcelë e re me sipërfaqe prej 2.700 m2 për varre myslimane, ndodhet ngjitur me hapësirën e varrezave ekzistuese, por pas shtatë vitesh, edhe kapacitetet e parcelës së re u plotësuan. Në seancën e fundit të Këshillit komunal, këshilltarët aprovuan vendimin për eksproprijim të tokës ndërtimore për rregullimin e varrezave. Me këtë vendim, Këshilli i Komunës së Gostivarit për realizimin e eksproprijimit të tokës ndërtimore për varrezat e cila është e paraparë në Bllok 42, propozon që të eksproprijohet tokë ndërtimore për varreza edhe atë me sipërfaqja prej 3051m2. Me këtë vendim autorizohet kryetari i komunës së Gostivarit që të ndërmarr të gjitha veprimet juridike për realizimin e eksproprijimit të tokës së përshkruar në nenin 2 të këtij vendimi edhe atë: Të lidh marrëveshje me titullarët, të lidh kontratë ose parakontratë me pronarët e tokës… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.