Bujar KURTAJ
Shkup, 23 mars – Përfaqësuesja e Maqedonisë sot (e premte, ora 17.00) do të zhvillon njërën nga dy ndeshjet miqësore në Antalia të Turqisë. Në arenën “Gloria” në Belek, verdhekuqtë do të përballen me përfaqësuesen e Finlandës dhe do të tentojë të vazhdojë serinë pozitive, duke marr parasysh se nuk ka pësuar humbje në pesë ndeshje me radhë, kurse përballja me Finlandën dhe më pas me Azerbajxhanin, do të shërbejnë si një përgatitje për Ligën e Kombeve, e cila fillon në muajin shtator. Ndryshe, kundërshtari i sotëm Finlanda i është borxhli verdhekuqve nga dy përballjet e kaluara në vitin 2005 në kuadër të kualifikimeve për KB 2006. Në të dyja përballjet, mbrojtja e Maqedonisë pranoi tetë gola, pesë si mysafir dhe tre në Shkup, derisa golin e vetëm e shënoi Goran Maznov. Në anën tjetër në vitin 2002 u përballen dy herë në ndeshje miqësore, ku në njërën arritën fitore.
Ndërkohë, në formë të mirë gjenden edhe futbollistët e Finlandës dhe nuk ka pësuar disfatë në gjashtë ndeshjet e fundit që dëshmon seriozitetin e kundërshtarit të Maqedonisë.
Duelin me Finlandën, seleksionuesi Igor Angellovski e pret me formacionin më të mirë dhe synon të vazhdojë serinë e fitoreve edhe atë pa pranuar gol. Sulmuesi i Palermos, Ilija Nestorovski për faqen e FFM-së tha se beson në fitore të re të Maqedonisë. “Jemi përgatitur maksimalisht, kemi pasur kushte të mira për punë në katër ditët sa ishim në përgatitje. Finlanda është një përfaqësuese kualitative dhe e kemi marr me shumë seriozitet. I kemi analizuar paraqitjet e tyre, anët e mia dhe besoj se me fitore do të përmirësojmë atmosferën e shkëlqyer në radhët tona. Kjo gjithsesi do të na shërbejë si motiv lus për duelin me Azerbajxhanin”, deklaroi Nestorovski.