“Vendi juaj ka bërë gjithçka. Duhet të jetë e qartë se nuk ekziston dyshim në Bruksel lidhur me detyrimin tuaj politik ndaj sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”, theksoi Tusk, ndërsa porositi që të vazhdojnë reformat, se nevojitet shumë durim, por se nuk ka dyshim se vendi ka cilësi ta bëjë atë
Shkup, 17 shtator – Maqedonia e Veriut e ka mbaruar punën dhe tani është radha e liderëve të BE-së ta mbarojnë punën e tyre, porositi kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev. “Shkupi është vendi më i mirë i mundshëm ku do të doja t’ju bëj thirrje liderëve të Bashkimit Evropian ta bëjnë punën e tyre. Në qershor qartë thashë se vendi ka bërë gjithçka që pritej nga ju që të mund të fillojnë negociatat për inkuadrimin në BE dhe në pajtim me rekomandimet e KE-së. Përpjekjet e vendit ishin të jashtëzakonshme viteve të fundit. Bashkërisht i rezistuam krizës më të vështir migruese. Maqedonia e Veriut e ka kaluar këtë test më mirë se shumë anëtare të BE-së. Gjetët zgjidhje të krizave politike dramatike në vendin tuaj. Përmes marrëveshjeve tuaja me Bullgarinë dhe me Greqinë ju u bëtë kampion i pjekurisë politike në rajon. Kjo është mbresëlënëse dhe arritje e njohur ndërkombëtarisht, që nuk duhet të jetë neglizhohet nga liderët e BE-së”, tha Tusk. Ai theksoi se liderët e BE-së në takimin në qershor janë zotuar të marrin një vendim të qartë dhe të qëndrueshëm në tetor për hapjen e negociatave.
“Vendi juaj në dy vitet e fundit ka bërë gjithçka që pritej nga ju që të mundet të fillohen negociatat për inkuadrim në BE dhe në pajtim me negociatat e KE-së. Kjo vazhdon të jetë qëndrimi im i fuqishëm. Vendi juaj ka bërë gjithçka. Duhet të jetë e qartë se nuk ekziston dyshim në Bruksel lidhur me detyrimin tuaj politik ndaj sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”, theksoi Tusk, ndërsa porositi që të vazhdojnë reformat, se nevojitet shumë durim, por se nuk ka dyshim se vendi ka cilësi ta bëjë atë.
Kryeministri Zoran Zaev shfaqi falënderim për mbështetje gjatë të gjithë mandatit të Tuskut. “Dëshira jonë e përbashkët është në periudhën deri në seancën e ardhshme të Këshillit Evropian që këtë miqësi të përbashkët ta kurorëzojmë me sukses të përbashkët në tetor. Bashkërisht, sepse është interes i përbashkët edhe i Maqedonisë së Veriut dhe i BE-së. Kjo është periudha me rëndësi më të madhe për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë me rëndësi afatgjate dhe thelbësore për qytetarët tanë”, deklaroi Zaevi.
Pas 10 rekomandimeve nga BE-ja dhe rezultatet e arritura, Zaevi është i bindur se vendi është i gatshëm t’i tejkalojë sfidat të cilat vijnë me hapjen e negociatave. Ai pret në takimin e Këshillit të BE-së më 15 tetor me të cilin do të kryesojë Tusk të merret vendim për fillimin e negociatave pa shtyrje. “Me fillimin e negociatave hyjmë në një udhëtim transformues drejt anëtarësimit në BE. Kjo është vegël e pazëvendësueshme e cila gjeneron rrëfime të suksesshme në vendet kandidate. Punët vazhdojnë, veçanërisht në sundimin e së drejtës, tha Zaevi në konferencën e përbashkët për shtyp me Donald Tuskun. Kryeministri siguroi se obligimet për zbatimin e rezultateve më mëtejshme vazhdojnë, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, në pajtim me vlerat dhe standardet.
“Në këto suaza e shohim edhe debatin edhe për ligjin për Prokurori Publike. Rasti “Reket” është test i fuqishëm për gjyqësinë dhe për suksesin e reformave. Shkarkimi institucional të këtij dhe të gjitha rasteve do t’i tregojë pavarësia e sistemit gjyqësor dhe verdiktit të fortë politik kundër korrupsionit. Kjo është mënyra evropiane dhe mënyra e shtetit juridik dhe sundimit të së drejtës”, theksoi Zaevi. (koha.mk)