Lumturia është shprehja kryesore në Camp Nou në këtë moment pasi që Barcelona është e para në La Liga, është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për fazën tjetër dhe tashmë kanë fituar Superkupën e Spanjës. Shtoja kësaj se kjo skuadër ja doli të ecë përpara edhe pa Lionel Messin dhe ka një skuadër te Barcelonës e cila ka funksinuar mirë së sa ata kanë shpresuar, madje mirë ja kanë dalur edhe transferët e verës.
Pas një starti hezitues, Malcom është i fundit i cili me në fund është rrethuar me optimizëm dhe tani të gjithë të ardhurit e ri kanë arsye për të shpresuar për të ardhmen e tyre.
Arthur prin në këtë rast pasi që braziliani tashmë është një lojtar kyç për skuadrën e Ernesto Valverdes, përderisa ai është në njëfarë mënyre pjesa që i mungonte Barcelonës viteve të fundit, Xavi.
Bashkë me të, Clement Lenglet ka fituar vendin e tij në formacionin e XI pasi lëndimit të Samuel Umtitit që e la derën hapur për francezin i cili ka pasur disa performanca të shkëlqyeshme ndeshjet e fundit.
Në një paraqitje më të vogël, por po ashtu me një përparim të duhur, kemi Arturo Vidalin, i cili kaloi kritikat për të dhe ata që dyshuan për të shënuar në El Clasico dhe duket se është adoptuar mirë në sistemin e Barcelonës.
I vetmi shqetësim ishte Malcom për shkak edhe të problemeve të tij fizike por edhe mungesës së besimit nga Valverde e ku nuk kishte minuta të luajtur, por ai shënoi në Milano të martën.
Kanë kaluar ditët e dyshimit dhe zhgënjimit siç ishin ato të Andre Gomez dhe Paco Alcacer (2016/17), Arda Turan Aleix Vidal (2015/16) apo Jeremy Mathieu dhe Thomas Vermaelen (2014/15).
Barcelona ka bërë goditje më të mira në afatin kalimtar të verës dhe tashmë Valverde ka arsye për ti besuar atyre.
Në fund, jeta vazhdon edhe pas Messit.