44% e meshkujve e kanë pranuar që kanë tradhëtuar, kurse 55% e kanë parashikuar. Kurse 27% e meshkujve “nuk janë të lumtur” nëse kanë tradhëtuar me një person të njohur. Kurse 23% e tyre kanë deklaruar tradhëti me një të pa njohur pa patur probleme me partneren zyrtare.
Të dhëna të pabesueshme qe përmblidhen me një frazë: “Të tradhëtoj sepse nuk jam i lumtur, dhe e bëj me ato që njeh ti”. Le ta shjegojmë më mirë. Edhe gratë e intervistuara kanë nënvizuar që motivi për të cilin “tradhtojnë” me një mik apo koleg, ndodh sepse nuk janë të lumtur.
Ndërsa 39% e grave ka deklaruar që ka tradhëtuar, ndërsa 35% e tyre ka thënë që e ka menduar ta bëjë. 28% e grave “jo të lumtura” është gjëndur poshtë qarqafëve me një shok. 17% të tyre kanë tradhëtuar me një të pa njohur. Ekspertët mendojnë që “preteksti” kryesor për të cilin kanë filluar një mardhënie të fshehtë me një person të pa njohur, është pikërisht “të qënit jo të lumtur”. Jo për ti bërë keq atij.
Më tepër për të shkuar drejt “sigurisë”. Bëhet fjalë për dëshirën e të qënit e dashur, ashtu si do të na donte një person që njohim. Duke jetuar mentalitetin, edukatën apo karakterin e një personi tjetër me të cilin ne jemi në kontakt, ne mendojmë se e dimë se si do të shkonte mardhënia e dy personave me njëri-tjetrin. Dhe nuk përjashtohet kënaqësia e pandrgjëgjshme, e provokuar nga zbulimi i tradhëtisë “pikërisht me atë”. Apo “pikërisht ai /ajo”.