Xherdan Shaqiri ka fituar zemrat e tifozëve të Liverpoolit. Sa herë që i është dhënë rasti nga Jurgen Klopp, shqiptari e ka shfrytëzuar atë për t’i impresionuar të gjithë me paraqitjet në fushë. Këtë e bëri edhe ditë më parë kundër Cardiffit, që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe e ndryshoi krejtësisht rrjedhën e ndeshjes, duke shënuar edhe gol – i pari për 27-vjeçarin në “Anfield”. Liverpooli ka kujtuar sërish golin e parë të shqiptarit, duke postuar një tjetër video në llogarinë zyrtare në “twitter” me pamje nga një kënd krejt tjetër, ku shihen tifozët shumë të lumtur me shqiptarin.
Wait for THAT Kop roar! 😱
🙌 @XS_11official's first Anfield strike 🙌 pic.twitter.com/Mq2JZjBmGj
— Liverpool FC (@LFC) October 30, 2018