Të shtunën, më datë 29 të këtij muaji, në sallën e madhe të Komunës së Çairit, me fillim prej orës 14 do të promovohet libri i 13-të me radhë, vepra filozofike –letrare “ Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë” , e autorit të mirënjohur për opinion shqiptar me origjinë nga Shkupi, Zekerija Idrizi.
Kjo vepër ka për objektiv vënien në pah të figurës arketip, Shën Terezës duket depërtuar në shpirtin dhe urtinë e heroinës. Përshkrimi i rrugëtimit jetësor i bashkëqytetares së autorit, vajzës së brishtë, Gonxhe Bojaxhiu nga Shkupi, deri tek shpirti sublim i humanistes me zemër të ndjeshme NËNE, dukshëm krijon besueshmëri ndërfetare, qoftë edhe për ata që nuk e njohën për të tillë deri në ditët e shenjtërimit të saj – ngritjen në kult, si figurë emblematike – SHËN TEREZA.
Zekerija Idrizi është me origjinë nga Shkupi, studimet e larta i kreu për religjion dhe filozofi, pranë fakulteti të Shkencave Islame në Sarajevë.
Vlen të theksohet se Zekerija Idrizi është i pari hoxhë shqiptar që boton libër për Shën Nënë Terezën.
Përpos recensentit Dr. Salajdin Saliut, për librin do të flasin edh njohës të tjerë të veprimtarisë krijuese të autorit. (H.J)