Më 10 dhjetor 2022 me fillim në ora 20:00 në skenën e madhe të Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet baleti në dy akte “Don Kishoti” i Ludvig Minkus, me koreografi të Viktor Jaremenko nga Ukraina. Dirigjent i shfaqjes është Ivan Eminoviq. Skenograf është Andrej Zlobin, ndërsa kostumografia është e Gana Ipatieva nga Ukraina.
Për herë të parë në rolet e Kitrit dhe Basilit do të luajnë Hristina Naqevska dhe Balazh Loçei (Hungari). Në rolin e Espados do të luajë Boban Kovaçevski, në rolin e Uliçnës, Ivana Kocevska. Marrin pjesë solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional së bashku me fëmijët e departamentit të baletit të Shkollës së muzikës “Ilia Nikolovski-Luj”.
“Don Kishoti” është një histori magjike për mullinjtë e erës, gruan “perfekte” dhe dashurinë e vërtetë. Pjesa e baletit është vendosur nën muzikën e Minkusit me një ritëm shprehës që rezulton në të famshmin “Don Kishoti pa de de”, i cili i jep theks të gjithë performancës.
Kompozitori dhe violinisti Ludvig Minkus (1826-1917) shkroi disa balete të njohur, pothuajse të gjithë, veçanërisht baleti “Don Kishoti” interpretohen edhe sot në të gjithë botën. “Don Kishoti” është një balet i bazuar në romanin e famshëm me të njëjtin emër të Miguel de Cervantes.